Arbëri

Në Shqipëri mbërrijnë 50 mijë doza të vaksinës Coronavac

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se kanë mbërritur 50.000 doza të vaksinës Coronavac kundër koronavirusit, vaksinë kjo e krijuar nga Sinovac e Kinës.

Rama ka shkruar se deri më tani Shqipëria është mobilizuar me mbi 1 milion vaksina.

Shqipëria kishte filluar procesin e vaksinimit më 11 janar të këtij viti. Deri më tani kanë marrë doza nga kompani të ndryshme.

 

✈️ Aeroporti “Nënë Tereza” - 50,000 doza të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 1 MILION...

Posted by Edi Rama on Saturday, June 19, 2021