Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbërrijnë mbi 44 mijë doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri

Në Shqipëri kanë mbërritur 44 mijë e 460 doza të vaksinës Pfizer të hënën. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se numri i vaksinave të mbërritura total është 1.845.660, derisa ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen.

Shqipëria ka regjistruar dy të vdekur nga koronavirusi të hënën, duke çuar numrin e personave të vdekur që nga fillimi i pandemisë në 2.466.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga 2.183 testime, 200 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Deri më tani në tërësi janë regjistruar 136.147 raste pozitive, derisa përfshirë 27 të shëruarit e fundit, numri i pacientëve të shëruar nga COVID-19 ka shkuar në 130.700.