Arbëri

Dy të vdekur e 200 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri të hënën

koronavirusi ne shqiperi

Shqipëria ka regjistruar dy të vdekur nga koronavirusi të hënën, duke çuar numrin e personave të vdekur që nga fillimi i pandemisë në 2.466.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga 2.183 testime, 200 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Deri më tani në tërësi janë regjistruar 136.147 raste pozitive, derisa përfshirë 27 të shëruarit e fundit, numri i pacientëve të shëruar nga COVID-19 ka shkuar në 130.700.

Shqipëria gjithsej ka testuar 959.984 persona. Numri aktual i rasteve aktive është 2.981.