Ekipet mjekësore në Shqipëri kanë nisur nga e shtuna vaksinimin e qytetarëve nëpër shtëpitë e tyre, si pjesë e planit kombëtar të vaksinimit masiv.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në një postim në Facebook ka thënë se me këtë i jepet mundësia çdo qytetari që të vaksinohet afër vendbanimit.
“Prej sot vaksina ju vjen në shtëpi me njësitë e lëvizshme në komunitet, pjesë e planit kombëtar të vaksinimit masiv, për t’i dhënë mundësi çdo qytetari të vaksinohet, afër vendbanimit”, ka shkruar Rama.
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 5,634 vaksinime dhe prej fillimit të vaksinimit janë dhënë në total 1,011,297 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Prej tyre 429,191 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.
??⚕️??⚕️? Prej sot vaksina ju vjen në shtëpi me njësitë e lëvizshme në komunitet, pjesë e planit kombëtar të...
Posted by Edi Rama on Saturday, July 10, 2021
Shqi
-
Në Shqipëri mbërrijnë edhe 50.000 doza të vaksinës “Coronavac”
-
Në Shqipëri mbërrijnë 50 mijë doza të vaksinës Coronavac
-
Mbi 300,000 qytetarë të Shqipërisë kanë marrë të dy dozat e vaksinës
-
Shqipëria kryen mbi 770 mijë vaksinime, Rama: Nesër priten edhe 11.700 doza “Pfizer”
-
Në Shqipëri mbërrijnë mbi 14.000 vaksina Pfizer