Në Shqipëri kanë arritur sot 60 mijë doza të vaksinës kineze kundër koronavirusit, të kompanisë Sinovac.
Lajmin e ka konfirmuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook. Rama ka njoftuar se nesër do të arrijnë edhe disa doza tjera të vaksinës së Pfizerit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Aeroporti “Nënë Tereza” - Sapo kanë mbërritur edhe 60 mijë doza të vaksinës Sinovac, teksa presim të hënën sërish doza të tjera të vaksinës Pfizer, për të vazhduar pa u ndalur me planin tonë të vaksinimit masiv, për një sezon turistik, përtej pandemisë”, ka shkruar Rama në Facebook.