Arbëri

Në Semetisht të Suharekës po realizohet projekti i ndriçimit publik

Suharekë, 9 janar – Komuna e Suharekës ka njoftuar të enjten se në fshatin Semetisht po realizohet projekti i ndriçimit publik të rrugëve kryesore të këtij lokaliteti.

Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale thuhet se punimet nga afër i ka parë edhe kryetari i Komunës, Bali Muharremaj. Ky i fundit ka shprehur qëndrimin se projekti është afër përfundimit, raporton Koha Ditore.

"Në Semetisht është në përfundim e sipër ndriçimi publik në rrugët kryesore. Angazhimi në terren do të mbetet i përhershëm, që qytetarët të kenë kushte sa më të mira", është shprehur Muharremaj.