Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Era e fortë dëmton shtyllat elektrike në një fshat të Suharekës

Era e fortë dhe shiu ka dëmtuar shtyllat elektrike në fshatin Semetisht të Suharekës. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se ekipet emergjente gjenden në terren.

“Era e fortë dhe shiu i ka dëmtuar shtyllat elektrike në fshatin Semetisht. Ekipet emergjente kanë dal në teren dhe po e vlerësojnë situatën. Apeloj që në teren ta vlerësojnë dëmin edhe ekipet e KEDS-it”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

“Semetisht rrëzimi i drunjëve dhe shtyllave elektrike nga era që ndodhi sot në Komunën e Suharekës, njësia e zjarrfikësve bëri të mundur lirimin e rrugës”, ka shkruar zjarrfikësi nga Suhareka, Halit Bytyqi.

{gallery}