Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fillon rregullimi i ndriçimit publik në Bellanicë të Malishevës

Ka filluar rregullimi i ndriçimit në disa rrugë të fshatit Bellanicë të Malishevës, prej nga pritet që një pjesë e madhe e fshatit të bëhet me ndriçim publik.

“Ky investim, bëhet në kuadër të rregullimit të ndriçimit në vendbanimet e Komunës së Malishevës, projekt i cili është duke vazhduar”, është thënë nga një komunikatë nga Komuna e Malishevës.

Tutje thuhet në fillimin e rregullimeve kanë marrë pjesë drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Ahmet Morina, i cili është pritur nga kryetari fshatit, Isuf Sertolli dhe asamblisti nga ky fshat, Astrit Sertolli.