Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në rastin “Drenasi”, Qalaj thotë se ka të përfshirë edhe zyrtarë tjerë policorë

Foto: Koha

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se në rastin e njohur si ‘Drenasi’ ka edhe të tjerë zyrtarë policorë që janë të dyshuar.

Sipas Qalajt ai ka kërkuar nga Inspektorati Policor informata nëse mund të marrë masa për rikonstruktimin e Policisë se Kosovës në drejtorinë në Drenas, raporton Koha Ditore.

“Më kanë thënë mos me prek asgjë se nuk është duke u hetuar vetëm një individ në polici por ka hetim me të gjerë’ , ka thënë Qalaj.

Kujtojmë se i përfshirë është polici hetues Vesel Veseli.

Qalaj është duke raportuar në Komisionin për Siguri në Kuvendin e Kosovës. Ai e ka përshkruar të qetë situatën e sigurisë. Është ndalur tek rasti i vrasjes së Valbona Markaj dhe vajzës së saj nga bashkëshorti, Pjetër Markaj i cili tashmë është dënuar me burgim të përjetshëm.

Burgim i përjetshëm për përdhunuesin dhe vrasësin e Donjeta Pajazitajt

Sipas Qalajt ky rast e ka vetëdijesuar Policinë e Kosovës për trajtimin e rasteve të tilla. Ai ka folur edhe për ligjin që do të rregullonte pensionimin e zyrtarëve policor.

Edhe Për keqpërdorimin me të miturën në Drenas ka më shumë policë të dyshuar, thotë Qalaj Arbëri Për keqpërdorimin me të miturën në Drenas ka më shumë policë të dyshuar, thotë Qalaj

Përkundër kostos financiare që sipas Qalajt mund të këtë ky ligj, kalimi i tij është i domosdoshëm për këtë institucion.

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka kërkuar sqarime nga Qalaj se ku ka shkuar çështja e ristrukturimit. Ai e ka pyetur edhe për çështjen e gradimeve në Policinë e Kosovës. Selimi e ka pyetur edhe për policin Afrim Karaxha i cili është suspenduar nga detyra me dyshimet që ka informuar mediat për përfshirjen në një rast penal të djalit të shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni. Qalaj ka thënë se Karaxha është suspenduar jo për dyshimet se ka informuar mediat por për qasje në informata konfidenciale.