Burgim i përjetshëm për përdhunuesin dhe vrasësin e Donjeta Pajazitajt

Burgim i përjetshëm për përdhunuesin dhe vrasësin e Donjeta Pajazitajt

25 March 2019 15:21

Me burgim të përjetshëm është dënuar Naser Pajazitaj për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore e Pejës, e cila ka sqaruar krimin e kryer 4 vjet më parë.

“Me datë 09 nëntor 2015, në Bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan, pikërisht në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë”, i pandehuri, duke qenë edhe më parë i dënuar për vepër penale të vrasjes së rëndë, me dashje dhe me armë të tipit të panjohur, në mënyrë dinake e ka privuar nga jeta viktimën, me çka ka kryer veprat penale vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftimin e Gjykatës, transmeton KTV.

Naser Pajazitajt i është caktuar paraburgim deri sa vendimi të bëhet i plotfuqishëm.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme