Me burgim të përjetshëm është dënuar Naser Pajazitaj për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.
Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore e Pejës, e cila ka sqaruar krimin e kryer 4 vjet më parë.
“Me datë 09 nëntor 2015, në Bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan, pikërisht në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë”, i pandehuri, duke qenë edhe më parë i dënuar për vepër penale të vrasjes së rëndë, me dashje dhe me armë të tipit të panjohur, në mënyrë dinake e ka privuar nga jeta viktimën, me çka ka kryer veprat penale vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftimin e Gjykatës, transmeton KTV.
Naser Pajazitajt i është caktuar paraburgim deri sa vendimi të bëhet i plotfuqishëm.
Artikuj të ngjashëm
-
Naser Pajazitaj dënohet me burgim të përjetshëm
-
I akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitajt dënohet me burgim të përjetshëm
-
Supremja liron të akuzuarin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt
-
Nga burgimi i përjetshëm, Apeli ia ul në 35 vjet burgim Naser Pajazitajt
-
Mbrojtja kërkon lirimin e të dënuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt