Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Qendrën e Vaksinimit në Gjakovë terminët online eliminojnë tollovitë, por bie edhe interesimi për vaksinim

Në Qendrën e Vaksinimit në Gjakovë numri i personave që po vaksinohen ka rënë dukshëm. Sipas deklarimeve nga kjo Qendër kjo po ndodhë shkaku se dje kanë marrë një rekomandim nga Ministria e Shëndetësisë që të vaksinohen vetëm ata që bëjnë terminë online.

Rënien e numrit e ka konfirmuar edhe infermierja kryesore në këtë qendër Makfirete Berisha.

"Dje ka pas pak më tollovi derisa i kemi njoftuar qytetarët se nuk do të bëhen më vaksinime pa terminë online dhe tani më nuk ka tollovi", ka thënë ajo për KOHA.

Faik Hoti, nga Ministria e Shëndetësisë, ka thënë për KOHA se kjo ministri nuk ka dhënë ndonjë rekomandim të veçantë për aplikimin e termineve online por "vetëm ua ka përkujtuar këtë obligim qendrave të vaksinimit".

"Prej fillimit ka qenë kështu", ka thënë ai.