Interesimi për vaksinim ka rënë ndjeshëm në Komunën e Rahovecit.
Kështu ka njoftuar të premten për KOHËN, koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Rahovec. Qazim Cena.
"Ka rënie rapide të interesimit, më herët e kishim mesataren ditore në 600 të vaksinuar, tani rreth 200", ka thënë ai.
Cena ka bërë me dije se nga fillimi i pandemisë e deri tani në Rahovec janë aplikuar gjithsejtë 44 mijë e 898 vaksina, prej tyre 25 mijë e 218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e parë dhe 19 mijë e 680 me të dy dozat.
Drejtori i QKMF-së "Dr. Fahredin Hoti" në Rahovec, Elbunit Hoti ka njoftuar të premten për KOHËN se në pikëpamje teknike procesi i vaksinimit po shkon mirë, ndërkohë që ka bërë me dije se Qendra e Vaksinimit në Rahovec është e furnizuar mirë me vaksina.
-
As vaksinimi në xhami s'bën punë për ngritje të interesimit për vaksinim në Rahovec
-
Bie ndjeshëm numri i vaksinimeve ditore në Gjakovë
-
Mbi 800 mijë vaksina në stok, disa prej tyre me afat deri në qershor
-
Interesim i ulët për vaksinim kundër COVID-19
-
Vetëm 50.5 për qind e qytetarëve janë vaksinuar me dozën e parë