Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në padinë e PDK-së për udhëheqjen e Prishtinës është përfshirë edhe Molliqaj

Për krim të organizuar dhe krijim të favoreve për persona të caktuar në Komunën e Prishtinës, Partia Demokratike e Kosovës ka deponuar kallëzim penal kundër qeverisjes së Shpend Ahmetit.

Ata thonë se bëhet fjalë për 500 aktivistë të Vetëvendosjes që janë punësuar në Komunën e Prishtinës, përfshirë deputetin Dardan Molliqaj, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në vitin 2015 kanë bërë punësimin në mënyrë të kundërligjshme të 276 personave dhe në vitin 2016 kanë punësuar në mënyrë të kundërligjshme 210 persona. Gjatë kësaj periudhe, duke kryer vepra penale, kanë bërë punësimin e gjithsej 486 personave”, thuhet në kallëzimin penal të PDK-së së Prishtinës.

Ata kanë publikuar dhjetëra emra të këtyre të punësuarve, dhe pagat e tyre mujore.

Të bashkëngjitur në këtë kallëzim penal, PDK-ja e Prishtinës si prova ka deponuar edhe raportet e auditimit financiar vjetor të Komunës së Prishtinës për vitet 2015 dhe 2016, si dhe publikimet politike të këtyre aktivistëve të nxjerra nga rrjetet sociale, që dëshmojnë se këta persona të punësuar janë aktivistë të Vetëvendosjes.