Arbëri

“Puna e Dardan Molliqajt e ka dyfishuar votën e Vetëvendosjes”

Nënkryetari në detyrë i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka komentuar akuzat për punësime të aktivistëve që dega e PDK-së në Prishtinë i ka bërë karshi Komunës, e cila udhëhiqet nga Vetëvendosje.

“690 persona marrin paga në Komunën e Prishtinës. Ky ka qenë numri që ka qenë kur e kemi marrë Komunën. Numri i të larguarve nga puna janë rreth 10. Po t’i kishim edhe këta që po thotë PDK, do t’i kishim mbi 1000. Por, janë vetëm kaq”, tha Sejdiu në Interaktiv të KTV-së.

Ai këto akuza i quajti shpifje.

“Humbja që e kanë pësuar në zgjedhjet nacionale, si çdo kënd që e zë në panik, edhe këta po veprojnë në këtë formë”, shtoi Sejdiu.

“Puna e Dardan Molliqajt ka qenë e përkthyer në dyfishim të votës për Lëvizjen Vetëvendosje”, tha nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Dardan Molliqaj ka dhënë dorëheqje. I ka marr 49 mijë vota. Përgjegjësia si deputet nuk të lejon të jesh edhe Sekretar i Përgjithshëm. Ne s’mund të mbajmë nga 12 vende të punës sikur këta(?!). Ne jemi të thjeshtë”, shtoi ai.