Drejtoria e Inspeksionit në komunën e Mitrovicës, ka nisur sot aksionin për largimin e shitësve ilegalë nëpër hapësirat publike, konkretisht nga sheshi i qytetit.
Aksion është ndërmarrë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Kompaninë Regjionale të Mbeturinave ‘Uniteti Sh.A’, të cilët kanë ndihmuar në largimin e mjeteve.
Gjatë këtij aksioni në shëtitoren “Agim Hajrizi” janë sekuestruar disa auto lodra për fëmijë, të cilët e zhvillojnë veprimtarinë biznesore pa leje nga organet kompetente si dhe shfrytëzojnë hapësirën publike duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, tha se janë të përkushtuar në lirimin e hapësirave publike në sheshin e qytetit dhe nëpër vendet tjera, ku pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe ushtrojnë veprimtaritë e tyre në mënyrë ilegale.
Po ashtu drejtori Ahmeti, tha se disa herë shitësit janë paralajmëruar që të mos vazhdojnë punën ilegale në sheshin e qytetit, por ata kanë vazhduar pavarësisht këtyre vërejtjeve.
Edhe
Inspektorët komunalë lirojnë hapësirat publike në Mitrovicë
“Aksionet e tilla do të jenë të vazhdueshme me ç’rast do të ketë edhe shqiptim të gjobave, edhe konfiskim të mallrave”, tha ndër të tjera drejtori Ahmeti.
Me këtë rast Drejtoria e Inspeksionit ka marrë masa konform ligjeve në fuqi dhe ka ndaluar zhvillimin e veprimtarive të këtyre subjekteve.