Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës, bashkë me Policinë kanë realizuar një aksion për lirimin e të gjitha hapësira publike në këtë qytet.
Ky aksion u bë për të mos lejuar shitësit e ndryshëm që t’i ekspozojnë mallrat e tyre në trotuare dhe hapësira tjera publike të parapara për shfrytëzim nga ana e qytetarëve.
Në një komunikatë për media të lëshuar nga kjo komunë, njoftohet se shitësit i kanë respektuar urdhëresat e inspektorëve dhe nuk ka pasur nevojë për intervenim të Policisë apo shqiptim të ndëshkimeve mandatore.
“Lidhur me aksionin e sotëm, drejtori i Inspekcionit, Valon Brahimi, ka paralajmëruar se aksione të tilla do të ketë në vazhdimësi, deri sa të mos ketë ekspozim të mallrave nëpër trotuare dhe të mos ketë pengesa në lëvizjen e qytetarëve”, thuhet më tej në komunikatë.
Ky aksion, bëhet e ditur se është zhvilluar në gjithë zonën urbane të qytetit dhe është mbikëqyrur nga gjithsej katër ekipe të inspektorëve.
-
Inspektorati nis aksion për heqjen e tarracave pa leje të lokaleve në “Lakërishtë”
-
Inspektorati i Prizrenit sërish me aksion për lirimin e hapësirave publike në “Ortakoll”
-
Brahimi: Ndaluam mbi 60 objekte të larta pa leje në Mitrovicë, nuk i frikësohemi askujt
-
Inspektorati dhe Policia me aksion në afërsi të Tregut të veturave
-
Komuna bën thirrje për lirim të hapësirave në afërsi të “Tregut të automjeteve”