Aty-këtu me vështirësi, por përgjithësisht rrugët e territorit të Komunës së Malishevës janë të kalueshme, ka njoftuar të martën në mesditë për KOHËN, zëdhënësi i Komunës së Malishevës, Valmir Gashi.
Problemet më të shprehura janë kryesisht në fshatrat e Vargmaleve të Berishës, shkaku i konfiguracionit të terrenit.
Kryetari i fshatit Berishë, Eshref Berisha ka bërë me dije për KOHËN se kompania që i mirëmban rrugët në këtë stinë, e ka hapur rrugën për hyrje-dalje në këtë fshat dhe përkundër vështirësive banorët lokal kanë mundur të lëvizin për në qendrën komunale dhe vendbanime të tjera.
Berisha, Fshati i Ri dhe Divjaka janë të njohura për ortekët e mëdha që krijohen nga bora dhe këto fshatra duan përkujdesje të vazhdueshme pasi që mbyllen shumë shpejtë pasi të hapen.
Mirëmbajtjen e rrugëve të Malishevës këtë dimër sipas njoftimeve është duke e bërë kompania "Shkoza F 07".
-
Pastrohen nga bora rrugët në fshatrat në Malet e Berishës
-
Lumi Mirusha në disa pjesë jashtë shtratit, akse rrugore në Malishevë vështirë të kalueshme
-
Të gjitha rrugët e Shtimes të kalueshme pas reshjeve të fundit
-
Të gjitha rrugët në komunën e Malishevës janë të kalueshme
-
Berisha: Gjendja e menaxhueshme në Malishevë, masat e reja të panevojshme