Komuna e Malishevës ka njoftuar se reshjet e borës në vendbanimet me lartësi të lartë mbidetare, janë të dendura dhe si rezultat edhe në rrugët në fshatrat që gjinden në Malet e Berishës, kishte probleme në qarkullim.
Për shkak të kësaj gjendje, njoftohet se Komuna e Malishevës gjatë ditës së sotme është duke larguar borën në rrugët e këtyre vendbanimeve.
Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike Rifat Mazreku, ka bërë të ditur se bashkë me operatorin përgjegjës, janë duke u angazhuar maksimalisht për mirëmbajtjen e rrugëve dhe aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme.
Drejtori Mazreku gjithashtu ka bërë të ditur se pastrimi i rrugëve po ju ndihmon edhe njësive të KEDS-it për intervenim në rregullimin e rrjetit energjetik, që ka pësuar dëmtime si pasojë e erërave të forta dhe borës.
-
Të gjitha rrugët në komunën e Malishevës janë të kalueshme
-
Në Malishevë, rrugët të kalueshme përkundër vështirësive
-
Lumi Mirusha në disa pjesë jashtë shtratit, akse rrugore në Malishevë vështirë të kalueshme
-
Në fotografi – Gjendja e rënduar nga vërshimet në Malishevë
-
Komuna e Prishtinës bën thirrje për kujdes: Reshjet e vazhdueshme po vështirësojnë situatën