Deputetët do të mblidhen të premten në Kuvendin e Kosovës në një seancë të veçantë.
Seanca është thirrur për një pikë të vetme të rendit të ditës, debat për situatën në veri të vendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo2 qershori shënon ditën e gjashtë prej kur serbët e Kosovës po protestojnë para objekteve komunale të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.
Ata po kundërshtojnë kryetarët e rinj të zgjedhur në këto komuna, duke mos lejuar që ata të hyjnë në objektet e komunave.
Protestat përshkallëzuan kur protestuesit e dhunshëm sulmuan ushtarë të KFOR-it duke i plagosur disa, Policinë e Kosovës dhe mediat.
Bashkësia ndërkombëtare i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të arrijë depërshkallëzimin e menjëhershëm të situatës, duke bërë që kryetarët të punojnë në objekte të tjera dhe që Policia të largohet. Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti ka insistuar se kryetarët e zgjedhur nuk kanë ku të punojnë pos zyrave zyrtare publike, teksa ka mbrojtur veprimet e Policisë së Kosovës.