Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të diskutojë mbi zhvillimet në veri të Kosovës të hënën në seancën e rregullt të saj.
Në njoftimin e lëshuar nga Asambleja Parlamentare thuhet se do të diskutohet për nevojën për depërshkallëzim të situatës.
“Debati për aktualitetin: ‘Situata në veri të Kosovës* pas sulmit të fundit dhe nevoja për deeskalim’”, thuhet në njoftim.
Një tjetër pikë e rendit të ditës është edhe situata e krijuar së fundmi në Izrael dhe Nagorno-Karabakh.
Situata e sigurisë në veri aktualisht është e qetë, por mbetet e tensionuar. Në sulmin në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku, ndërsa u lënduan tre policë tjerë.

-
Kuvendi pritet të miratojë një deklaratë në mbështetje të rezolutës së PE-së për Banjskën
-
Parlamenti Evropian javën e ardhshme do të diskutojë për situatën në veri
-
Këshilli Evropian: Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë marrëveshjet pa kushte
-
BE-ja i vazhdon diskutimet për Kosovën dhe Serbinë
-
Samiti i BE-së: Pritet dënimi i sulmuesve në Banjskë dhe zbatimi i pakusht i marrëveshjeve