Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj zhvilloi një takim informal me ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, Mevludin Nuhodziq në Shkodër.
Dy ministrat konstatuan nivelin shumë të mirë të bashkëpunimit mes vendeve dhe folën për thellimin e këtij bashkëpunimi, sidomos me operacione të përbashkëta mes 2 policive.
Ata trajtuan çështje që lidhen me projekte të përbashkëta ndërkufitare, për të siguruar mbështetje financiare dhe asistencë nga BE.
Ministri Xhafaj dhe Ministri Nuhodziq diskutuan gjithashtu mbi masat shtesë për lehtësimin e lëvizjes në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në muajt e sezonit turistik veror ku ka një fluks pushuesish.
Artikuj të ngjashëm
-
Protokoll bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë gjatë sezonit veror
-
Kosova dhe Maqedonia shtojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë
-
Shqipëria e Mali i Zi me pikë të përbashkët doganore dhe autostradë të kaltër
-
Pikë e re kufitare mes Shqipërisë e Malit të Zi në Zogaj të Shkodrës
-
Mbledhja e përbashkët qeveritare Shqipëri-Mali i Zi, Rama: Të punojmë mbi shkëmbimet tregtare