Ministri Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka qëndruar sot për një vizitë në Republikën e Maqedonisë, ku është pritur nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Me këtë rast Gashi vuri në dukje se mes të dyja vendeve ekziston një partneritet i suksesshëm, sidomos në mes të Ministrive të Brendshme në dy vendet, si në nivelin politik, ashtu edhe në atë operativ.
Ata biseduan për ndërmarrjen e aktiviteteve që kanë për qëllim lehtësimin dhe përmirësimin e mëtutjeshëm të qarkullimit të lirë të udhëtarëve në pikat kufitare në të dy shtetet. Interes i të dy ministrave ishte edhe thellimi i bashkëpunimit bilateral policor, me qëllim të përforcimit të luftës kundër krimit të organizuar dhe veprimeve të tjera kriminale.
Gjithashtu në këtë takim u theksua se do të mbetet prioritet i dy vendeve që të shkëmbejnë eksperiencat më të mira, në funksion të fuqizimit të aspekteve të sigurisë dhe rritjes së efikasitetit në të dy vendet.
-
Gashi: Bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor ngushton rrethin e grupeve kriminale
-
MPB-ja vlerëson lart punën e Policisë në ruajtjen e rendit në vizitën Vuçiqit
-
Kosova pret mbështetjen e Austrisë për anëtarësim në Interpol
-
Kosova së shpejti me protokoll për trafikun e përbashkët hekurudhor me Maqedoninë
-
Kosova e Maqedonia të përkushtuara për të shtuar komunikimin e banorëve në zonën kufitare