Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka njoftuar se sot në takimin e rregullt të Këshillit Ministror për Integrim Evropian ka prezantuar hapat që ka ndërmarrë Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të Zbatimit të Agjendës së Reformave Evropiane (ERA).
“Shumë shpejt do të nënshkruhet Protokolli për Kontrollin e Përbashkët të Trafikut Hekurudhor në mes të Policive Kufitare të Kosovës dhe Maqedonisë. Njoftova të pranishmit lidhur me ecurinë e punimeve në ndërtimin e Pikave të Kalimit Kufitar me Serbinë, ku pikat “Merdarë” dhe “Mutivodë” janë shumë afër përfundimit. Gjithashtu njoftova së MPB ka përgatitur vlerësimin e zbatimit të planit të veprimit të strategjisë ekzistuese dhe është themeluar grupi punues i cili ka filluar punën për hartimin e Strategjisë së re për Menaxhimin e Integruar të Kufirit 2019-2023”, thotë ministri në një postim në Facebook, duke u zotuar për përmbushjen e të gjitha obligimeve të dikasterit të tij që dalin në procesin e integrimeve evropiane.
-
Kosova dhe Maqedonia shtojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë
-
Në Shqipëri hapet rruga për lidhje hekurudhore me BE-në e Kosovën
-
Kosova dhe Maqedonia e Veriut së shpejti me pikë të përbashkët kufitare
-
Abrashi: Projektet me vendet e Ballkanit Perëndimor lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave
-
Kosova dhe Maqedonia nënshkruajnë marrëveshje për kontroll kufitar të trafikut hekurudhor