Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, ka kërkuar që Nenad Rikallo, përfaqësuesi i Listës Serbe në këtë komision të shkarkohet, pasi ka marrë detyrën e ndihmësdrejtorit në Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Rikallo është anëtar i KQZ-së nga Lista Serbe.
"Është vendosur në ushtrues të detyrës të ndihmësit të drejtorit në zyrën për Kosovë në Qeverinë e Serbisë. Kjo zyrë e mohon qenien e KQZ-së. Unë propozoj që z. Rikallo të shkarkohet dhe të zëvendësohet”, ka thënë Kurteshi që përfaqëson VV-në në KQZ.
Në këtë kërkesë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se do e njoftojë zyrën e Presidencës.
"Mundemi me njoftu presidencën. E pastaj e ka për obligim ligjor që të ndërmarrë veprime", ka thënë Daka, përcjell Kp-ja.
-
Ish-ministri Rikallo emërohet ndihmësdrejtor në Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë
-
Anëtari i LVV-së në KQZ akuzon diplomatët e huaj në Kosovë për ndërhyrje
-
Rashiqi akuzon Listën Serbe se po tenton të manipulojë votat e partisë së tij
-
Kurteshi: Lista Serbe është strofull i terrorizmit, KQZ-ja viktimë e saj
-
Listës Serbe dhe partisë së Rashiqit u jepet afat të plotësojnë vendet në KKZ