Arbëri

Anëtari i LVV-së në KQZ akuzon diplomatët e huaj në Kosovë për ndërhyrje

KQZ

Ndaj vendimit për certifikimin e Listës Serbe, por edhe të subjektit tjetër serb “Nova Demokratija”, kanë dalë dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurtesi e Alban Krasniqi. Ata kanë akuzuar diplomatët e huaj për presion dhe anëtarët e PZAP-së për shkelje të ligjeve e Kushtetutës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur të hënën mbledhjen e radhës në lidhje me zgjedhjet lokale dhe në të, kryesuesi Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se do të lëshohet vendim për zbatim të vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa. 

Sipas vendimeve të PZAP-së, KQZ-ja obligohet të certifikojë Listën Serbe dhe partinë tjetër serbe “Demokracisë Serbe” për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

“Lidhur me zbatimin e vendimeve të PZAP-së, kemi dy vendime tanimë të plotfuqishme nga PZAP-ja. Njëra A3/25 lidhur me urdhërimin për certifikimin e Listës Serbe dhe njëra A6/25 për certifikimin e Demokracisë Serbe. Dy vendimet janë bërë të plotfuqishme, kemi konfirmim edhe nga Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë çështje për të trajtuar sipas ankesës. Lidhur me këto, pasi kemi urdhër të prerë për t’i zbatuar, do të lëshohet vendim për zbatimin e këtyre dy vendimeve”, ka thënë Radoniqi. 

E ky paralajmërim i Radoniqit, ka nxitur anëtarin e LVV-së në KQZ, Alban Krasniqi, të akuzojë diplomatët e vendeve të huaja për ndërhyrje.

“Është një vendimmarrje e qëllimshme, si rezultat i presioneve, as të ambasadorëve ndoshta jo, por diplomatëve që sillen e këndej e do shërbëtorëve të tyre që sillen poshtë e lartë e iu bëjnë presion, si ndoshta ndonjë kryetari te partisë ose te zyrtareve, të cilët e kanë një punëtori jashtë vendit. Nuk mendoj që shteti duhet me ra në nivelin e këtyre presioneve”, ka thënë Krasniqi.

Sipas Krasniqit, ambasadorët e vendeve të QUINT-it po u dalin në mbrojtje organizatave kriminale në vend, për siç ka thënë “hesape të tyre të ngushta politike”.

E anëtari tjetër i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, e ka cilësuar vendimin e PZAP-së për certifikim të dy subjekteve politike serbe, të kundërligjshëm. 

“Vendimi për Listën Serbe është i kundërligjshëm dhe kundërkushtetues. Për me tepër Gjykata Supreme, ka bërë një rrëshqitje shumë të madhe. I delegjitimon anëtarët e KQZ-së që kanë kompetencë ligjore për të votuar për dhe kundër certifikimit, ndërsa Listën Serbe e legjitimon për ankesë”, ka thënë Kurteshi.

Më 29 gusht, Gjykata Supreme hodhi poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të PZAP-së, përmes të cilit urdhërohej KQZ-ja që ta certifikojë Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale. 

Në arsyetimin e vendimit, Supremja konstatoi se Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, si dy anëtarë individualë të KQZ-së, nuk kanë legjitimitet të ankohen kundër vendimit të PZAP-së, pasi nuk janë palë të drejtpërdrejta.

Edhe për zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit, anëtarët e LVV-së kishin kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe. Por, PZAP-i dhe Supremja hodhën poshtë ankesat e tyre.

Lista Serbe vendosi të garojë në zgjedhjet e sivjetshme lokale, pasi kishte bojkotuar zgjedhjet e kaluara lokale, duke bërë që kryetarët shqiptarë ta merrnin dhe mbanin pushtetin në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit nga maji i vitit 2023.

Lista Serbe pritet t’i rimarrë të gjitha katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
 


Lista Serbe dhe Demokracia Serbe certifikohen për zgjedhjet lokale, reagojnë anëtarët e VV-së

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar të hënën për zbatimin e vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresave (PZAP), duke certifikuar kështu Listën Serbe dhe Srpska Demokratijan e Aleksandar Arsenijeviqit, raporton "Ekonomia Online". 

“Lidhur me zbatimin e vendimeve të PZAP-së, kemi dy vendime tanimë të plotfuqishme nga PZAP-ja. Njëra A3/25 lidhur me urdhërimin për certifikimin e Listës Serbe dhe njëra A6/25 për certifikimin e Demokracisë Serbe. Dy vendimet janë bërë të plotfuqishme, kemi konfirmim edhe nga Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë çështje për të trajtuar sipas ankesës. Lidhur me këto, pasi kemi urdhër të prerë për t’i zbatuar, d të lëshohet vendim për zbatimin e këtyre dy vendimeve”, tha Radoniqi. 

Pak ditë më parë KQZ-ja mori  vendim për të mos e certifikuar Listën Serbe, por PZAP e rrëzoi vendimin. E edhe Gjykata Supreme i dha të drejtën PZAP-së duke refuzuar ankesën e anëtarëve të Vetëvendosjes në KQZ. 

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi, ka kritikuar vendimin për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit dhe ka akuzuar ambasadorët e vendeve perëndimore për ndërhyrje. Ai tha gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së tha se “Gjykata

Supreme vetëm i ka delegjitimuar anëtarët e KQZ-së” me vendimin se Lista Serbe duhet të certifikohet. 

Krasniqi përmendi “diplomatët e huaj” që sipas tij po mundohen ta legalizojnë Listën Serbe. 

“Ne nuk mund të presim vendime të gjykatave për secilin person veç e veç”, tha ai. 
Ai e quajti vendimin e Supremes për certifikimin e Listës Serbe si “koordinim kriminal të organeve tona të drejtësisë” dhe shtoi: “I mbuloftë turpi”, duke paralajmëruar se ata do të japin “përgjegjësi”.
Krasniqi gjithashtu tha se Listës Serbe i dolën në mbrojtje diplomatët e huaj “për hesape të tyre të ngushta” dhe shtoi: “Edhe ata fatkeqësisht janë duke u vënë në mbrojtje, për hesape të tyre të ngushta, apo të karrierës politike”. 

Ai tha se certifikimi i Listës Serbe po shkakton “dëm të madh” procesit zgjedhor të 12 tetorit. 

Edhe anëtari tjetër i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi, pati akuza të ngjashme.“Gjykata Supreme ka bërë një rrëshqitje shumë të madhe, i delegjitimon anëtarët e KQZ-së që kanë kompetencë ligjore për certifikim ose moscertifikim”, deklaroi ai.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ndërhyri, duke i thënë të flasë “nëse keni fakte diçka për dikënd”.

Por, Krasniqi më pas ndëhyri. 

“Kryetar, nëse ke guxim, i fol do fjalë të rënda, kur po flet me Listën Serbe po e ulë kryet dhe s’po bën zë, e mu çka po më pengon, zoti Zenel Leku, i cili ka pranu një e-mail me të gjitha shpjegimet e bëra. Nuk ka denju as me e kthy sepse ka frikë edhe me kthy përgjigje”, tha ai.

Ai pretendoi se gjykatësi Zenel Leku “ka interesa bashkë me ata tjerët”, duke iu referuar lidhjeve me Listën Serbe.

“Kujt i shërbejnë këta njerëz?” - pyeti Krasniqi.