Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-ministri Rikallo emërohet ndihmësdrejtor në Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë

Ish-ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës dhe anëtari i tashëm i Komisionit Qendror Zgjedhor, Nenad Rikallo, është emëruar ndihmësdrejtor në Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga Kossev.

Rikallo, sipas njoftimit, do të ushtrojë funksionin në fushën e ekonomisë, bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Rikallo, sipas Kossev, nga marsi i këtij viti është sekretar shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë në Qeverinë e Serbisë.

Në shkurt të vitit të shkuar, Rikallo ishte liruar nga pozita e ministrit të Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës nga kryeministri i asaj kohe, Ramush Haradinaj, pasi Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas Prokurorisë, Rikallo më 2018 kishte tejkaluar kompetencat e tij.

Edhe Në KQZ kërkohet shkarkimi i Rikallos pasi mori post në Qeverinë e Serbisë Arbëri Në KQZ kërkohet shkarkimi i Rikallos pasi mori post në Qeverinë e Serbisë

KOHA kishte raportuar për shkeljet që Ministria kishte bërë atë kohë në ndarjen e granteve.