Në Gjykatën Themelore ka nisur shqyrtimi dytë ndaj ish-ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe personave të tjerë.
Nenad Rikallo po gjykohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ish-ministri Nenad Rikallo, ishte deklaruar i pafajshëm për veprën keqpërdorim i detyrës zyrtare. Të pafajshëm ishin deklaruar edhe sekretari i përgjithshëm Kapllan Halimi dhe zyrtarët e tjerë të akuzuar në këtë rast.
Prokuroria në aktakuzë pati thënë se Nenad Rikallo, Kapllan Halimi, Shefki Zeqiri, dhe Ekrem Gjogjaj, në bashkëveprim gjatë vitit 2018, me qëllim që t’u mundësojnë përfitime në mënyrë të kundërligjshme disa kompanive, kanë vepruar në mënyrë të kundërligjshme, si dhe me qëllim kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin 04/L-090 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-098 për bujqësi dhe zhvillim rural, neni 5.1, neni 8, neni 13, paragrafi 1.2 , neni 4, neni 14.2, Ligji 03/L-098 për bujqësi dhe zhvillim rural, neni 8 dhe 9, Rregullores (QRK) nr. 37/2013, neni 7.1, paragrafi 1.1, Udhëzuesi dhe Doracaku për hartimin e konceptit të dokumenteve nga Zyra e Kryeministrit.
-
Ministria e Bujqësisë i mban në punë të dyshuarit për keqpërdorim të detyrës zyrtare
-
Aktakuzë ndaj ish-ministrit Rikallo e zyrtarëve tjerë për keqpërdorimet që i zbuloi “Koha Ditore”
-
3 vjet burgim për ish-ministrin Rikalo
-
Dallaveret me grante - dy dëshmitarët e prokurorisë lavdërojnë ish-ministrin Rikalo
-
Dy persona japin dëshmitë për aferën “Grantet në Bujqësi”