Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy persona japin dëshmitë për aferën “Grantet në Bujqësi”

Dy dëshmitarë janë duke u dëgjuar sot në seancën gjyqësore për aferën e njohur si ‘Grantet në Bujqësi’, ku i akuzuar është ish-ministri Nenad Rikalo, zyrtarët e lartë të Ministrisë së Bujqësisë Kapllan Halimi, Shefki Zeqiri dhe Ekrem Gjoka dhe zyrtarët e tjerë të kësaj ministrie Shkelzen Morina, Leon Thaçi, Lindar Krasniqi dhe Albana Zeqiri.

Dëshminë e para e ka filluar Fllanza Balaj Kurtishaj, drejtoreshë e Financave dhe Administratë të Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë.

Prokurorja Habibe Salihu që e përfaqëson këtë rast e ka pyetur dëshmitaren Kurtishaj për pjesëmarrjen e saj në grupin punues për program të veçantë, nga i cili program janë dhënë grantet për të cilat akuzohen të pandehurit.

Por dëshmitarja ka thënë që përkundër faktit se ishte në grup punues, ajo nuk ka marrë pjesë në hartimin e programit për këtë çështje, pasi që për një gjë të tillë ka parë një dokument të gatshëm.

‘Në atë takim ku kam qenë unë, nuk është diskutuar se kush e ka përgatit draftin. Është prezantuar si dokument, por jo hollësisht’, tha ajo.

Edhe Dallaveret me grante - dy dëshmitarët e prokurorisë lavdërojnë ish-ministrin Rikalo Video Dallaveret me grante - dy dëshmitarët e prokurorisë lavdërojnë ish-ministrin Rikalo

E ka përsëritur se nuk ka kontribuuar në atë dokument.

‘Nuk e di kush e ka përgatitë. Ka qenë drafti i gatshëm”, ka thënë Kurtishaj.

Avokati i Nenad Rikallos, Milodrag Brkljaq e ka ballafaquar dëshmitaren me një procesverbal, në të cilën pretendohet pjesëmarrja e Kurtishaj në një takimet e punës për ‘Programin e Veçantë të Granteve’

"Lista është por nënshkrimi është me ndryshe se si e kam unë”, ka thënë ajo.

Dëshmia e saj ka zgjatur rreth dy orë. Ajo është sfiduar nga të akuzuarit e mbrojtësit e tyre në lidhje me buxhetin për këtë program. Gjatë përgjigjeve të saj, ish-sekretarit Kapllan Halimit i dukeshin përgjigjet e kësaj zyrtareje të lartë qesharake gjë që e ka bërë gjyqtarin, Mentor Bajraktari të ia tërheqë vërejtjen për sjellje në gjykatore.

Edhe Rasti “Grantet”, Prokuroria pret që të bindet trupi gjykues për keqpërdorimet në bujqësi Arbëri Rasti “Grantet”, Prokuroria pret që të bindet trupi gjykues për keqpërdorimet në bujqësi

Pjesa e dytë e gjykimit është duke vazhduar me dëshminë e dëshmitarit tjetër, po ashtu zyrtar i lartë në Ministrinë e Bujqësisë, Bekim Hoxha.

Hoxha është dëshmitar i Prokurorisë Speciale. Por deri tani në pothuajse shumicën e pyetjeve të prokurores speciale, Habibe Salihu ai është përgjigjur me frazën ‘Nuk e mbaj mend’ ose ‘nuk më kujtohet’.

Avokati i Nenad Rilako, Milodrag Brkljaq e ka pyetur Hoxhën se si ishte si ministër Nenad Rikalo. Hoxha që është ftuar si dëshmitar nga Prokuroria Speciale e me të cilin kjo Prokurori pretendon që ta bindë trupin gjykues për akuzat e saj e ka lavdëruar ish-ministrin.

‘Sa i përket departamentin na ka mbështetur dhe e ka kuptuar sektorin’, ka thënë ai.

Hoxha është drejtor në Departamentin e Vreshtarisë dhe Verarisë në Ministrinë e Bujqësisë.

Edhe 3 vjet burgim për ish-ministrin Rikalo Arbëri 3 vjet burgim për ish-ministrin Rikalo

Ky rast ka nisur të hetohet pas një hulumtimi për këtë çështje të botuar në Koha Ditore rreth 3 vjet me parë.

Hetimi i Taskeforcës Kundërkorrupsion që është finalizuar në aktakuzë nga Prokuroria Speciale pretendon se të akuzuarit me qëllim që t’u mundësojnë përfitim në mënyrë të kundërligjshëm kompanive si: konzorciumit “ Novus” SH.P.K, për fitimin e grandit “Ndërtimi i tregut modern për prodhime bujqësore” në Prishtinë, konzorciumit “Dhemetra” SH.P.K për fitimin e grandit “Ndërtimi i fabrikës për prodhimin e plehut organit” (duke mos qenë fare në listën e projekteve të cilat mbulohen me financim përmes grandeve), koncorziumit “ DOO Zubin Potok” për fitimin e grandit “ Projekti për ndërtimin e investimeve në objektin për magazinimin dhe ruajtjen e frutave”, si dhe konzorciumit NTP “Arena Engineering” në Pejë, për fitimin e grandit “Prodhimi dhe përpunimi i mishit” në Pejë, me qëllim kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin 04/L-090 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-098 për Bujqësi dhe Zhvillim Rural neni 5.1, neni 8, neni 13 paragrafi 1.2, neni 4, neni 14.2 Ligji 03/L098 për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, neni 8 dhe 9, rregullores ( QRK) nr. 37/2013, neni 7.1, paragrafi 1.1, Udhëzuesi dhe Doracaku për hartimin e konceptit të dokumenteve nga Zyra e Kryeministrit.