Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Driton Gashi, ka raportuar para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e kësaj agjencie.
Takimi i parë i shefit të AKI-së me deputetët e këtij komisioni është zhvilluar pa praninë e mediave, raporton KTV.
Anëtarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së Ganimete Musliu, ka thënë se ky takim më shumë ka qenë i karakterit njoftues. Ajo e ka vlerësuar situatën e sigurisë në vend të qetë.
“Ajo çka mund të them për qytetarët është që siguria e vendit është në gjendje normale nuk ka asgjë për tu bërë ‘merak’”, ka thënë Musliu.
Ndërsa, anëtari i këtij Komisioni Anton Çuni, ka thënë se kanë biseduar për punën e këtij institucioni dhe se është diskutuar në përgjithësi edhe për situatën e sigurisë.
Mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së e ka udhëhequr Ganimete Musliu, pasi kryetarja e këtij komisioni Donika Kadaj-Bujupi është në paraburgim.