Janë certifikuar drejtorë dhe koordinatorë të shkollave të Komunës së Klinës për vlerësimin e përformancës së shkollës pas trajnimit 5 ditorë me temë: Vlerësimi i brendshëm i shkollës, transmeton Koha.net.
Siç njofton zyra për informim e Komunës së Klinës, trajnimi është organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Klinë dhe është mbështetur nga Instituti Pedagogjik i Kosovës. Pjesëmarrësit, gjatë 5 ditëve të trajnimin kanë dëshmuar përkushtim dhe angazhim për vlerësimin e përformancës.
Pas përfundimit të trajnimit ekipet e shkollave në periudhën dy mujore kanë realizuar procesin e vetëvlerësimit në shkolla, ku secila shkollë ka dorëzuar në DKA raportet e përfundimit të punës. Pastaj, Instituti Pedagogjik i Kosovës, i ka vlerësuar këto raportet të shkollave dhe pas kësaj ka certifikuar drejtorët dhe koordinatorët.
Vlerësimi i përformancës së shkollës është obligim me Udhëzime Administrative të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
-
Kontrollim sistematik mjekësor i nxënësve të klasave I-V në Klinë
-
Asnjë shkollë nga 17 të vlerësuara s’pati performancë të shkëlqyeshme
-
Të hënën rifillon procesi mësimor në Klinë
-
Prindërit kërkojnë angazhim serioz nga institucionet për vlerësimin e mësimdhënësve
-
Komuna e Prizrenit kritikohet nga opozita për politizim të arsimit