Arbëri

Komuna e Prizrenit kritikohet nga opozita për politizim të arsimit

Anëtarët e Kuvendit të Prizrenit nga radhët e opozitës kanë vlerësuar se përzgjedhja e fundit e drejtorëve të shkollave është bërë bazuar në kriteret e përkatësisë partiake. Por një gjë e tillë është mohuar kategorikisht nga drejtuesit e Drejtorisë Komunale të Arsimit. Monitoruesit e pavarur thonë se ka hapësirë për përmirësime të mëtejme të procesit

Procesi i përzgjedhjes së drejtorëve në shtatë shkolla të Komunës së Prizrenit po kontestohet nga opozitarët, të cilët po konsiderojnë se këto pozita po rezervohen për kandidatët që kanë afërsi me partitë në pushtet.

Por këto pretendime janë hedhur poshtë nga udhëheqja e Drejtorisë së Arsimit me bindjen se procesi ka qenë transparent dhe pa tendenca për politizim.

përgjegjës për atë që e them, siç jeni edhe ju përgjegjëse për përzgjedhjen që e keni bërë, kryekëput politike”, ka thënë Faruk Tahiri nga LVV-ja.

Kritik u shpreh edhe bashkëpartiaku i tij, Karanfil Haxhillari.

jemi për arsimin komunal dhe ne para syve po shohim që anëtarët e Kryesisë, kryetarët e nëndegëve të PDK-së po zgjidhen drejtorë”, tha ai.

Por gjithë kjo ndryshe shihet nga pushteti. Kujtim Gashi, nënkryetar i Kuvendit Komunal të Prizrenit, përgëzoi Drejtorinë e Arsimit për punën e bërë.

“Unë e përgëzoj drejtoreshën për të gjitha veprimet që i ka bërë sa i përket përzgjedhjes dhe konkursit për drejtorë. Po mundohet të bëjë një konkurs të drejtë. Unë ta kam thënë njëherë dhe po e them publikisht, po të isha drejtor i Arsimit, krejt drejtorët do të kishin qenë të PDK-së”, tha Gashi.

Drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka theksuar se Komisioni përzgjedhës ka punuar në mënyrë të pavarur dhe se nuk ka tendenca për politizim të konkursit.

“Unë veç një gjë ju siguroj si drejtoreshë e DKA-së, se procesi ka qenë i rregullt dhe është zhvilluar një proces që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në Komunën e Prizrenit, me transparencë, me llogaridhënie dhe pa asnjë tendencë për politizim. Kur flas për këtë, e them me kompetencë të plotë që Komisioni ka punuar në mënyrë të pavarur, duke u bazuar në ligjet aktuale që janë në fuqi”, ka thënë Veselaj-Gutaj.

Monitoruesja nga shoqëria civile, Valmira Morina, ka vlerësuar se procesi i përzgjedhjes së drejtorëve në përgjithësi ka shkuar mirë. Por ka kërkuar nga lidershipi komunal që t’i marrë parasysh edhe rekomandimet nga shoqëria civile, në mënyrë që të përzgjidhen drejtorët me integritet.

“Ajo që mua nuk më ka pëlqyer fare ka qenë fakti që kryetari i Komunës nuk na ka pyetur neve për raportin mbi procesin, qysh ka shkuar rekrutimi, dhe pa rekomandimet tona ose pa gjetjet tona e ka bërë publikimin e emrave ose i ka nënshkruar rekomandimet, të cilat i ka çuar Komisioni”, deklaroi Morina.

Njoftimi për rezultatet e kandidatëve për drejtorë shkollash nga Komisioni përzgjedhës është publikuar javën e shkuar dhe kandidatët e pakënaqur mund të paraqesin ankesë brenda 15 ditësh.