Qytetarët e Kosovës nga 5 maji 2025 do të mund të udhëtojnë në Izrael për qëllime turistike pa viza. Megjithatë, përpara udhëtimit, të gjithë shtetasit e Kosovës duhet të pajisen me një Autorizim Elektronik për Udhëtim (ETA-IL), ka njoftuar ambasadorja e Izraelit, Tamar Ziv, përmes një postimi në platformën X.
Autorizimi në ETA-IL duhet të merret të paktën 72 orë para nisjes dhe është i vlefshëm për qëndrime deri në 90 ditë për çdo vizitë.
Procesi i aplikimit për ETA-IL është i thjeshtë dhe mund të kryhet në mënyrë elektronike përmes faqes zyrtare të autoriteteve izraelite: https://israel-entry.piba.gov.il/learn-about/
Se si mund të kryhet kjo procedurë, mund ta ndiqni videon e mëposhtme.
Artikuj të ngjashëm
-
Nga 5 maji, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në Izrael
-
Nga 1 dhjetori kosovarët mund të udhëtojnë në Tajvan pa viza
-
Kosova e Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për heqjen e vizave nga 19 shtatori
-
Kosova dhe Izraeli me marrëveshje për heqjen e vizave
-
KQZ: Edhe qytetarët e Kosovës që më 7 qershor janë jashtë vendit do të mund të votojnë