Duke filluar nga 1 dhjetori 2024, qytetarët e Republikës së Kosovës me pasaporta të rregullta, diplomatike ose zyrtare do të mund të udhëtojnë pa viza drejt Tajvanit.
Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Kreshnik Ahemti.
“Kjo shënon një hap tjetër të rëndësishëm në fuqizimin ndërkombëtar të pasaportës së Kosovës, ku vetëm brenda këtij mandati qeverisës u mundësua udhëtimi pa viza në Zonën Shengen, Emiratet e Bashkuara Arabe, Tajlandë, Izrael dhe tani edhe në Tajvan”, ka shkruar Ahmeti .
Sipas tij kjo mundësi e re për lëvizje të lirë me Tajvanin hap rrugën për partneritete ekonomike, shkëmbime arsimore dhe bashkëpunim kulturor midis dy vendeve.
Artikuj të ngjashëm
-
Tajlanda zgjat programin për heqjen e vizave ndaj Kosovës
-
Hiqen vizat për pasaportat diplomatike mes Kosovës e Panamasë, nisin diskutimet për liberalizim
-
Në Izrael mund të shkohet pa viza, por jo pa aplikimin në ETA-IL
-
Malajzia heq vizat për qytetarët e Kosovës
-
Nga 5 maji, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në Izrael