Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Gjilan më 15 qershor nis vaksinimi masiv, do të angazhohen 20 ekipe

Në Gjilan më 15 qershor do të nisë vaksinimi masiv kundër COVID-19 siç do të nisë në gjithë Kosovën.

Vaksinimi në Gjilan do të bëhet në palestrën e sporteve “Bashkim Selishta – Petrit”, ndërsa do të angazhohen 20 ekipe të vaksinimit.

“Për gjithçka rreth vaksinimit do të bëhet njoftimi i qartë. Kategorizimi bëhet në bazë të moshës dhe i gjithë procesi do të shkojë në bazë të planit dhe në koordinim me të gjitha institucionet për të mbajtur rregull dhe rend. Komiteti i Emergjencave do të jetë vazhdimisht mbikëqyrës i këtij procesi dhe natyrisht edhe Ministria e Shëndetësisë. Është konfirmuar se ka vaksina të mjaftueshme për vaksinimin e çdo qytetari. Gjithashtu, vaksinimi i fazës së dytë sipas kalendarit do të bëhet për të gjitha ata që kanë marrë tashmë dozën e parë”, ka njoftuar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri ka falënderuar Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë për një donacion prej 2500 testeve rapide që i ka dhënë Gjilanit.

Haziri ka thënë se aktualisht janë vetëm shtatë rasteve aktive me koronavirus në Gjilan.