Të premten do të mbahet protestë në Gjakovë për të kundërshtuar sulmin ndaj një të moshuare nga infermieret në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.
Protesta është organizuar nga Shoqata e Krimeve të Luftës “Gjakova 89-99”.
“Protestë në mbrojtje të Minire Nurës, nënës së dëshmorit, Taulant Nura. Protesta do të mbahet ditën e premte duke filluar nga ora 12. Tubimi bëhet te Lapidari ‘Shokët e Lirisë’”, thuhet në njoftimin për protestë.
Kjo protestë vjen pas publikimit të një videoje ku shihet se e moshuara sulmohet fizikisht nga një infermiere, derisa dëgjohen disa të tjera duke qeshur.
Policia deri tash ka arrestuar tri infermiere lidhur me rastin, ndërkaq sot pritet të bëhet kërkesa për paraburgim.
-
Në Gjakovë sot protestohet kundër dhunës ndaj të moshuarës në Pejë
-
I vihet dryni “Orendas”, në Gjakovë u protestua kundër dhunës ndaj të moshuarës
-
Kërkohet rishikimi i aktakuzës ndaj tri infermiereve që sulmuan të moshuarën në Pejë
-
Aktakuzë ndaj tri infermiereve që sulmuan të moshuarën në strehimoren “Orenda”
-
Lirohen nga paraburgimi infermieret e arrestuara për sulmin ndaj të moshuarës në Pejë