Sot në Gjakovë protestohet kundër dhunës që u ushtrua nga infermieret, ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.
Protesta do të nis në ora 12:00, tek lapidari “Shokët e lirisë”.
Ajo është organizuar nga Shoqata Krimet e Luftës Gjakova ’98-99 dhe Bashkimi i femrave gjakovare.
Tri infermiereve të dyshuara për sulmin fizik ndaj të moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë, iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Të pandehurat A.P, A.R dhe R.K, dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “sulmi”.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Gjakovë të premten protestohet kundër dhunës ndaj të moshuarës
-
Aktakuzë ndaj tri infermiereve që sulmuan të moshuarën në strehimoren “Orenda”
-
Lirohen nga paraburgimi infermieret e arrestuara për sulmin ndaj të moshuarës në Pejë
-
Apeli lë në paraburgim infermieret që keqtrajtuan të moshuarën në Pejë
-
I vihet dryni “Orendas”, në Gjakovë u protestua kundër dhunës ndaj të moshuarës