Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Bruksel të mërkurën takohen edhe Stoltenbergu me Vuçiqin, temë Kosova

Të mërkurën, 19 korrik, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, do ta takojë presidentin serb.

Stoltenberg do të takohet me Aleksandër Vuçiqin në Bruksel nga ku do të adresohen edhe në një konferencë të përbashkët.

Vuçiqi javë më parë pati kërkuar takim me Stoltenbergun, e që temë diskutimi do të ishte Kosova. Stoltenbergu qysh atëherë i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës së tij.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me [presidentin e Serbisë Aleksandar] Vuçiq dhe patjetër që jam i gatshëm të takohem. Jemi të shqetësuar për rritjen e tensioneve në Kosovë dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shtensionojnë [situatën] dhe të përmbahen nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë më tej situatën në rajon”, pati thënë Stoltenberg.

Ata takohen në të njëjtën ditë kur pritet të zhvillohen bisedime në Bruksel në mes të kryenegociatorëve të dialogut Kosovë-Serbi, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.