Në Bruksel është mbajtur protestë kundër vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Dhjetëra njerëz mbajtën në duar flamuj e simbole të UÇK-së, derisa brohorisnin “Jo në emrin tim”.
Protesta u zhvillua pas vendimit të shkallës së parë të Gjykatës Speciale, e cila dënoi katër ish-krerët e UÇK-së me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte.
Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.
Vendimi pati nxitur protesta në Kosovë dhe në disa kryeqendra të tjera evropiane.


