Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Xhaka ende nuk është gati për lojë

Granit Xhaka

Sunderlandi mund të paraqitet pa kapitenin Granit Xhaka edhe në derbin kundër 

Newcastle United, raportojnë mediumet në Angli.

Derbi zhvillohet më 6 dhjetor në stadiumin “St James' Park”.

34-vjeçari Xhaka u lëndua më 8 nëntor në ndeshjen ndaj Chelseat. Ai mungoi edhe te Zvicra në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Xhaka këtë edicion në 14 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka kontribuar me një asistim.