Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në 20 vitet e ardhshme Kosovës do t’i pakësohet uji

Thatësira e viteve 2013-2014, edhe pse shkaktoi shumë probleme me ujë në Kosovë, po cilësohet si mesatare.

Por, nëse në vitet e ardhshme ndodhin thatësira të tilla, Kosova nuk do të mund t`i përballojë ato. Banka Botërore ka bërë një raport ku vlerësohet se Kosova gjatë 20 vjetët e ardhshme do të ballafaqohet me pakësim të sasisë së ujit. Dhe zgjidhje e vetme për të pasur ujë mjaftueshëm është krijimi i resurseve të reja akumuluese.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas masterplanit të ujërave, të hartuar në vitin 1983, në Kosovë duhet të ndërtohen edhe 17 akumulime të reja të ujit për të përballuar nevojat e qytetarëve, të cilat janë çelës kyç për zhvillimin ekonomik, energjetik, e industrial të vendit, raporton televizioni publik.

Vlerësohet se Kosova ka vetëm 16% të mesatares rajonale të burimeve të ripërtëritshme të ujit. Në 20 vitet e ardhshme pritet që të gjitha luginat e ujërave në Kosovë (Drini i Bardhë, Ibri, Morava e Binçës dhe Lepenci) të ballafaqohen me zvogëlim të sasisë së ujit në raport me kërkesën. Këto janë disa nga gjetjet e raportit të ri të Bankës Botërore për Kosovë.

Baton Begolli, këshilltar politik i ujërave në zyrën e Kryeministrit, një ndër inxhinierët e masterplanit të ujërave, plan i cili mbetet si zgjidhja e vetme për problemin e ujërave që pritet të ballafaqohet Kosova në vitet e ardhshme, thotë se këtë projekt madhor, e kanë ngulfatur degradimet e lumenjve në Kosovë.

Avdi Gjonbalaj, ekspert i ujërave në Kosovë, që punoi 20 vjet në hartimin e strategjisë së zhvillimit të resurseve ujore, thotë se zonat e akumulimit, si resurs kombëtar, duhet të vihen në mbrojtje që akumulimet të mos humben.

Ndërkohë, nga Zyra e kryeministrit bëhet e ditur se janë duke e pritur raportin e dytë të Hidrosistemit "Iber-Lepenc" që parashihen të ndërtohen diga akumuluese në Nerodime, Firajë ose Shtime.