Arbëri

Ndotja e ajrit në shkallë të rrezikshme sonte në Prishtinë

Ndotja e ajrit në Prishtinë vazhdon të jetë në nivel të lartë.

Ajri sonte në Prishtinë është në shkallë të rrezikshme – 432, transmeton Koha.net.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin global.

Sipas agjencisë së OKB-së për Shëndetësi, ndotja e ajrit vret 7 milionë njerëz në botë çdo vit, përfshirë 600 mijë fëmijë.

Po ashtu, ajri i ndotur ndikon që shumë fëmijë të lindin me probleme mendore e fizike.

Në kushte të tilla preferohet që të qëndrohet në ambient të mbyllur, madje as mos t’i ajrosni dhomat.

Image