Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndizet përplasja mes AAK-së e LDK-së

Isa Mustafa, ka vazhduar në distancë polemikat me eksponentë të AAK-së.

I është përgjigjur Burim Ramadanit, që tha se shefi i tij nuk ka nevojë për këshillat e Mustafës. I ka quajtur të renditur si fishekë që mbrojnë symbyllur qeverinë e partinë e tyre.

“Po i lexoj disa reagime nga AAK në postimin tim. Për nj gjë s’mund e te mos pajtohem me ta. Janë organizuar dhe janë renditë si fishekë që ta mbrojnë partinë dhe qeverinë e tyre. Sikurse edhe ata të PDK-së. Nuk është me rëndësi çfarë thonë. Ti flet për lisa ata për fshesa, por reagojnë. Edhe të këqyrin në sy. E sa i përket LDK-së, iu shpreh ngushëllime që nuk do tu del ashtu si ata e paskan menduar. Unë nuk kam biseduar me ta!”, ka thënë Mustafa.

Ramadani, që është edhe zëvendësministër i FSK-së, ka thënë se Haradinaj nuk ka nevojë për këshillat e Mustafës.

“Paramendojeni ish-kryeministrin Mustafa sikurse të kishte thënë, ndër të tjera edhe këto 7 të vërteta: Qeveria ime ka bërë Kosovën me Ushtri; Qeveria ime i ka kthyer dinjitetin Kosovës, duke i vendosur tarifën mallrave të Serbisë, përkatësisht duke bërë Serbinë të paguaj për agresivitetin e vet; Qeveria ime e ka bërë Prishtinën me Ligj të veçantë, duke proceduar dhe miratuar në Kuvend; Qeveria ime i ka paguar borxhet Policëve; Qeveria ime i ka paguar borxhet zjarrfikësve; Qeveria ime ka themeluar Parkun Inovativ Gjerman; Qeveria ime ka themeluar Zonën Ekonomike Amerikane”, ka numëruar Ramadani, si suksese të Qeverisë Haradinaj.

Edhe Abdixhiku mbron Besian Mustafën: LDK-ja nuk frikësohet nga zhurma dhe sulmet e paguara Arbëri 6 muaj më parë Abdixhiku mbron Besian Mustafën: LDK-ja nuk frikësohet nga zhurma dhe sulmet e paguara

“Ah, ndjesë, këto po t'i thoshte atëherë është duke folur për Kryeministrin Haradinaj. Sikurse paska thënë vet ‘nuk është e imja ta udhëzoj Kryeministrin’, kjo e sqaron saktë: Pra, Kryeministri Haradinaj nuk ka nevojë për udhëzimet e ish-kryeministrit Mustafa, sepse do të dështonte”, ka shtuar më tej Ramadani.

Lexo edhe: Mustafa krahason numrin e ish-kabinetit të tij me atë të Haradinajt

Në diskutim është përfshirë edhe deputeti Lumir Abdixhiku. Ky ka thënë se “Qeverinë njëmend s’mund ta këshillojmë”.

“Sepse zanatin e tyre s’e dimë. Për me i humbë 16,000 vende pune në vit e me mbushë Kosovën kazino - nuk dimë. Për me i falë 54 milionë euro Bektelit pa asnjë vlerësim, por mos me e dënu kur ajo vonon punimet - nuk dimë. Me ua fshi bizneseve të ujit 52 milion euro tatime pa asnjë kriter veçse “na u ka tekë” - nuk dimë. Me e mbushë kabinetin me 400 ministra, zëvendësministra e këshilltarë; nga të cilët plot nën aktakuzë e nëpër gjykatë - nuk dimë. Me shti me armë, me u sillë si kapadai qeveritarë, e në fund me thënë punë e madhe që e shkelim ligjin - nuk dimë. Me i ulë investimet e jashtme nga 400 milionë në vetëm 100, rekord i ulët historik - nuk dimë. Me dënu policë që hetojnë pushtetarë, e me promovu politikanë të zënë në hajni - nuk dimë. Me dështu në liberalizim, në secilin anëtarësim e me prodhu tërheqje njohjesh, 8 sosh - nuk dimë”, ka thënë Abdixhiku. “Këtu jeni të pakonkurrencë. Këtu s’mund t’iu ndihmojmë ne. Tashti, mllefi që shfaqni ndaj LDK-së, lidershipit, anëtarësisë e aktivistave tanë është tregues i frikës që iu ka kapë. Spo mund ta duroni një fakt; herë njëra e herë tjetra parti në pushtet. LDK po vjen. Po vjen shpejtë, fortë e qartë. Dëshirat tuaja për ndarje, përçarje e rënie të LDK-së kanë marrë fund. Me të marrin fund dhe të gjitha politikat e mbrapshta të kapjes në këtë vend”, ka shtuar Abdixhiku.

Arifi-Mustafës: Je bo me të dashtë Serbia

(16:43) - Akuzat e kundër-akuzat në mes të LDK-së dhe AAK-së, i ka vazhduar Avni Arifi, i cili duke cituat një deklaratë të presidentit të Serbisë, ka thënë se duke i thënë se të dy pajtohen me qëndrimet e njëri tjetrit.

Edhe Kryetari i Prishtinës me mesazh për kryetarin e LDK-së dhe kandidaten e kësaj partie për presidente Arbëri 3 j. më parë Kryetari i Prishtinës me mesazh për kryetarin e LDK-së dhe kandidaten e kësaj partie për presidente

Arifi ka postuar një lajm në të cilin Vuçiq ka thënë se pajtohet me deklaratat e LDK-së rreth qëndrimit të letrës së presidentit amerikan.

“Je bo me të dashtë Serbia o Isë. Kurrë sdo të harrojmë as ne por si duket as Serbia që ti ishe ai që nënshkrove Zajednicën . Skanë faj që pajtohen me ty. Në fakt ti pajtohesh me ta”, ka shkruar ai.