Burim Ramadani i AAK-së, e ka vënë në pikëpyetje seriozitetin e liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili në një deklaratë të tij ka thënë se taksa 100% ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnjës duhet të mbetet.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se sot Isa Mustafa i ka duartrokitur Ramush Haradinajt për taksën, e më pas ka shtuar se nuk e din se sa seriozisht mund ta kenë ai dhe LDK-ja.
“Ramush Haradinaj nuk e hoqi taksën dhe nuk u lëkund asnjë sekondë. Sot, Isa Mustafa i paska duartrokitur Ramushit. Sepse, paska thënë që taksa nuk duhet të hiqet. Shumë mirë. Saktë, kështu duhet. Por, nuk e di sa seriozisht e ka ai dhe LDK-ja?”, ka shkruar ai.
Sipas tij, lidhur me taksën Haradinajn e gozhduan për çdo ditë në forma e metoda prej më të këqijave shumëkush në Kosovë.
“E vërtetë që herët e vonë, sikurse thotë populli, e drejta triumfon. Qëndrimi i drejtë i Ramush Haradinajt kuptohet mirë nga secili që dëshiron të hapë sytë”, thotë ai.
-
Haradinaj për taksën 100%: I fuqizuam produktet “Made in Kosova”
-
Haradinaj: Me heqjen e taksës, Kurti ia humbi Kosovës kapitalin politik për njohje nga Serbia
-
Mustafa për taksën: Të hiqet ashtu siç po kërkon SHBA-ja
-
Mustafa: Taksa duhet të hiqet, ende s’janë përcaktuar modalitetet e reciprocitetit
-
Haradinaj-Kurtit: Mos e bëj dorëzimin përpara njohjes nga Serbia, do të mbetesh duarthatë