Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Ferizajt paraditen e sotme ka shpërndarë dru për 150 familje në gjendje të rëndë ekonomike.
Burim Bajrami, drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë, tha se nisma të tilla po bëhen me qëllim të ofrimit të ndihmës sadopak për qytetarët, nga sasia e drurëve të konfiskuar gjatë vitit 2019.
"Sot po bëjmë shpërndarjen e masës drusore për 150 familje ferizajas. Sipas proporcionit nga sasia totale këto familje përfitojnë nga dy metër masë drusore hapësinore. Këtë proces e kemi verifikuar dhe konstatuar përmes Komisionit Komunal përkatës për këtë çështje, ku janë konsultuar edhe institucionet e kujdesit social, si dhe në bazë të kërkesave të qytetarëve", tha Bajrami.
Përmes këtij aksioni janë ndihmuar përveç familjeve me gjendje të rëndë ekonomike edhe komuniteti rom, ashkali, egjiptas e serbë, strehimorja "Shtëpia ime" dhe Bashkësia Islame e Kosovës në Ferizaj.
-
Drutë e konfiskuara në Ferizaj u shpërndahen familjeve skamnore
-
Në Ferizaj nis pastrimi i pyjeve, qytetarët mund të blejnë dru katërfish më lirë
-
Podujeva synon t’ua jep nevojtarëve drutë që nuk arriti t’i shesë
-
25 familje në nevojë në Podujevë ndihmohen me dru dhe pajisje për ngrohje
-
Arrestohen dy persona në Ferizaj për dëmtim të pyjeve