Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

25 familje në nevojë në Podujevë ndihmohen me dru dhe pajisje për ngrohje

25 familjeve në nevojë do t’u mundësohet mbështetje me lëndë drusore dhe pajisje për ngrohje në Komunën e Podujevës.

Kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar të hënën një marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësuesin e Shoqatës Humanitare “Tradita”, përmes së cilës do të mundësohet mbështetje me dru dhe pajisje për ngrohje këtyre familjeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bulliqi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se ndihet lumtur që në këto ditë të ftohta dimri po mundësohet ndihmë dhe mbështetje familjeve në nevojë.

“Përparësi kanë familjet në asistencë sociale, familjet me jetimë dhe me të sëmurë në familje. Me projekte të tilla komuna dhe shoqata “Tradita” do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, ka shkruar ai.