Arbëri

Podujeva nënshkruan marrëveshje me IRK-në për të ndihmuar familjet në nevojë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar marëveshje bashkëpunimi me drejtorin e Oganizatës “Islamic Relief Kosova”, Mohamed Soliman për të ndihmuar familjet skamnore. Në një njoftim të Zyrës për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim thuhet se kjo marrëveshje ndikon në rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

“Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e organizatës ‘Islamic Relief Kosova’, Dr. Mohamed Soliman për vazhdimin e bashkëpunimit në projektet humanitare e zhvillimore për përkrahjen e familjeve skamnore, atyre me asistencë sociale, dhe komuniteteve të cilat projekte po ashtu implementohen në bashkëpunim edhe me donatorë të tjerë institucionalë”, thuhet në njoftim.

Sipas të njëjtit, përfituesit kryesorë të kësaj marrëveshje do të jenë familjet me gjendje jo të mirë ekonomike, me asisitencë sociale pa dallime gjinore, statusi social, përkatësisë etnike, racore apo fetare.

“Kryetari Bulliqi falënderoi ‘Islamic Relief Kosova’, për kontributin e vazhdushëm, duke theksuar që këto projekte humanitare ndikojnë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve llapjanë.

Në takim ishte i pranishëm edhe drejtori i drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Fatlum Osmani dhe përfaqësues tjerë të organizatës ‘Islamic Relief Kosova’, thuhet tutje në njoftim.