Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Podujeva ndan 70 mijë euro për familjet në nevojë

Kuvendi i Komunës së Podujevës ka ndarë 70 mijë euro për familjet në asistencë sociale dhe në nevojë, duke e arsyetuar me gjendjen e rënduar ekonomike dhe ngritjen e çmimeve të produkteve elementare së fundmi.

Në një komunikatë për media, Komuna e Podujevës ka thënë se propozimi i LDK-së për ndarën e këtyre mjeteve u përkrah parimisht nga të gjithë anëtarët dhe subjektet politike në Kuvend Komunal.

Diskutabile dhe e papërcaktuar ishte se nga cila kategori subvencionesh apo cili kod buxhetor të merren mjetet për të ndarë ndihmat.

Me këtë rast u zgjodh një komision pesëanëtarësh për mbikëqyrjen e procesit dhe hartimit të raportit për ndarjen e mjeteve.