Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndërtimtarët e Kosovës paraqesin shqetësimet në MMPH

Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala me anëtarët e kabinetit të tij priti përfaqësuesit e Shoqatës së Ndërtimtarëve dhe prodhuesve të materialeve ndërtimore me kryetarin Brahim Selimaj me bashkëpunëtorë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Shala i njoftoi përfaqësuesit e Shoqatës me organizimin e brendshëm të MMPH-së, qeverisjen dhe rreth prioriteteve të saja për sektorin e planifikimit, ndërtimit, legalizimit dhe finalizimin e hartave zonale nëpër komuna.

Selimaj i paraqiti shqetësimet dhe problemet, me të cilat po ballafaqohen ndërtuesit dhe prodhuesit e materialit ndërtimore në Kosovë, në pothuajse gjitha komunat e Kosovës, ndërsa falënderoi MMPH-në për bashkëpunimin dhe interesimin për adresimin dhe zgjidhjen e këtyre problemeve.

Artikuj të ngjashëm