Sot, ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka pritur në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Re të KEK-ut. Në takim u diskutua për shqetësimet e punëtorëve dhe banorëve të Obiliqit në lidhje me zgjerimin e mihjeve të KEK-ut dhe procesin e zhvendosjes së banorëve në këtë zonë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Shala u tha përfaqësuesve të sindikatave Plani i Veprimit për Zhvendosje ka ardhur në Ministri dhe me datë 27 prill ekipi profesional ka dhënë komentet e tij për përmbajtjen e planit. Tani, sipas tij, KEK duhet të implementoi komentet e ministrisë dhe të diskutoj me banorët para se planin ta dërgoj për miratim në MMPH.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPlani i Veprimit për Zhvendosje është një dokument që buron nga Korniza e Politikave të Zhvendosjes, e cila është konsideruar si një instrument me i avancuar për rastet e zhvendosjes së banorëve, e cila pos kompensimit material, merr parasysh edhe aspektet sociale dhe mjedisore me rastin e zhvendosjes.
Shala shprehu gatishmërinë e tij për të kryer sa më shpejt të gjitha veprimet e nevojshme që banorët të zhvendosen sa më parë.
Në qoftë se kjo nuk realizohet, pra zhvendosja e banorëve nuk realizohet duke u bazuar në kornizën e Politikave të Zhvendosjes, Ministria do të veproj sipas Ligjit për shpronësim, sapo të marr një kërkesë nga KEK.